
60 respiratorë i ka dhuruar të enjten NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilat do të shkojnë në spitalet Covid.
Respiratorët u dhuruan në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Rama, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka dhe ajo e Shëndetësisë Manastirliu.
Të dyja minister falenderuan NATO –n për dhurimet dhe theksuan se me këtë ndihmë, numri i respiratorëve në sistemin shëndetësor shkon në 173.
Ministria Manastirliu njoftoi se qeveria së shpejti do të blejë dhe 44 respiratorë të tjerë.