NATO i ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t’i japin fund konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakut, ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 16 qytetarë.
James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore deklaroi se të dy shtetet duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin dhe të nisin negociatat për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të pranueshme nga të dy vendet.
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një konflikti të armatosur mes Azerbajxhanit e Armenisë për rajonin e Nago-Karabakut.
Ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por nën kontrollin e armenëve, pasi shumica e popullsisë që banon aty është armene.
Konflikti mes dy vendeve vazhdon prej më shumë se 30 vitesh. Deri më tani, si pasojë e përplasjes për këtë rajon, mbi 20 mijë persona janë vrarë dhe një milion të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.