Navalny i jep fund grevës së urisë në burg

Navalny i jep fund grevës së urisë në burg

Figura kryesore e opozitës ruse Alexei Navalny ka njoftuar se do i japë fund grevës së urisë pas 24 ditësh.

Navalny filloi të refuzonte ushqimin në burg në 31 mars pasi kërkoi kujdes më të mirë mjekësor nga autoritetet.

Mjektët e tij i kishin bërë thirrje që të ndërpriste grevën pasi rrezikonte seriozisht shëndetin dhe jetën.

Navalny është shprehur se do të ndërpresë gradualisht grevën pasi sipas tij i japë përmirësuar kushtet në të cilat ai mbahet në burg, sipas BBC.

Mjekët e tij e kishin paralajmëruar në fundjavë se ai mund të vdiste “në çdo minutë”. Të enjten vonë ata e paralajmëruan atë se “greva e mëtejshme” mund ta dëmtojë atë në mënyrë të konsiderueshme dhe të çojë në vdekjen e tij.

Kritiku kryesor i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua sapo u kthye në Rusi në janar, pasi mori trajtim në Berlin për një sulm me një agjent nervor në Siberi që e la atë në koma dhe në gjendje kritike për jetën. Autoritetet ruse mohuan të ishin pas sulmit, por Navalny ka akuzuar Kremlinin se fshihet pas sulmit.

Navalny u dënua me burg në shkurt pasi një gjykatë vendosi se ai kishte thyer lirimin me kusht në kohën që kishte qenë në Berlin në koma.

Rusia hodhi poshtë një vendim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ai të lirohej sepse jeta e tij ishte në rrezik.

Mijëra mbështetës të Navalny dolën të mërkurën në rrugët e qyteteve ruse dhe më shumë se 1,700 u arrestuan.

Navalny është ankuar për mpirje dhe dhimbje shpine dhe tha se nuk i ishte dhënë trajtimi i duhur nga mjekët e burgut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>