Ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës deputeti i PS, Bashkim Fino për shkak të Covid-19.
Fino, 56 vjeç ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Fino u shtrua në spital ku më pas nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin.
Ai ka një karrierë të gjatë politike ku ka mbajtur poste të kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.