Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti është ndarë nga jeta të mërkurën, pas infektimit me Covid-19.
Ajo ndodhej prej disa ditësh në spital, por gjendja e saj shëndetësore është përkequar një ditë më parë.
Kozeta Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta e infektuar me Covid 19. Disa ditë më parë humbi jetën dhe pedagogia e Fakultetit Ekonomik Irena Bogdani.