Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur nënkryetari i parlamentit gjerman Opperman

Nga Exit News
Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur nënkryetari i parlamentit gjerman Opperman

Nënkryetari i parlamentit gjerman Thomas Opperman ka humbur jetën të hënën, në moshën 66 vjeçare.
Ai humbi ndjenjat pak minuta para një dalje televizive, mbrëmjen e së dielës. Megjithëse u dërgua në spital, Opperman nuk ka mundur të mbijetojë.

Oppermann e filloi karrierën e tij politike në 1980. Ai së pari u bë një ligjvënës në nivelin shtetëror në Saksoninë e Ulët në 1990, dhe vazhdoi të shërbejë si ministër i shkencës. Ai kaloi në skenën kombëtare në 2005, ku përfaqësoi zonën elektorale të Göttingen. Ai kishte mbajtur postin e nënkryetarit të Bundestag që nga viti 2017.

Nga viti 2013 në 2017 ai shërbeu si drejtues i partisë parlamentare për SPD të qendrës së majtë në Bundestag.
Liderët politikë të vendit kanë shprehur tronditjen dhe trishtimin për largimin e hershëm të Oppermanit nga jeta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>