
Ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, kritiku i artit nga Elbasani, Astrit Lopari.
Prej dy javësh ai ishte i shtruar në një prej spitaleve COVID në Tiranë, raporton Report TV.
Lopari ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, pas një karriere si mësues, kritik arti dhe drejtues shkolle.
Ai ka drejtuar për një periudhë të gjatë shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra muzikantë dhe artistë të vendit.