
Stilisti i njohur francez Pierre Cardin ka humbur jetën, të martën, në moshën 98-vjeçare.
Lajmin e konfirmoi Akademia Franceze e Arteve të Bukura. Ai vdiq në Spitalin Amerikan në Neuilly-sur-Seine, jashtë Parisit.
Cardin ishte i njohur për stilimet e tij novatore, duke ndihmuar në formësimin e asaj që ende vazhdon të njihet si Epoka Hapësinore: vija të pastra dhe të lakuara..
Pierre Cardin ishte djali i një familjeje emigrantësh që punoi në shtëpinë e famshme të modës Dior para se hapte firmën e tij.