Ndahet nga jeta stilisti Pierre Cardin

Nga Exit News
Ndahet nga jeta stilisti Pierre Cardin

Stilisti i njohur francez Pierre Cardin ka humbur jetën, të martën, në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi Akademia Franceze e Arteve të Bukura. Ai vdiq në Spitalin Amerikan në Neuilly-sur-Seine, jashtë Parisit.

Cardin ishte i njohur për stilimet e tij novatore, duke ndihmuar në formësimin e asaj që ende vazhdon të njihet si Epoka Hapësinore: vija të pastra dhe të lakuara..

Pierre Cardin ishte djali i një familjeje emigrantësh që punoi në shtëpinë e famshme të modës Dior para se hapte firmën e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>