
Kalimi në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës do të mbyllet nga ora 22:00 deri në orën 06:00, njofton Ambasada greke në Tiranë.
Rregulli vlen edhe për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.
Vendimi u morr pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Greqi, javën e kaluar.
Qytetarët shqiptarë që hyjnë në Greqi, gjithashtu do të duhet të karantinohen për 7 ditë.