Ndarja e madhe e Libisë

Nga Alberto Negri
Ndarja e madhe e Libisë

Të martën, kur Matteo Renzi dhe Francois Hollande do të takohen në Palazo Ducale të Venecias, për t’u “ndeshur” me njëri tjetrin duhet të shtrojnë një pyetje: për çfarë arsye po e bëjmë luftën në Libi?

Përgjigja më e qartë dhe më komode është Kalifati. Lufta në Libi—që nisi në vitin 2011 me ndërhyrjen e Francës, Britanisë dhe SHBA-ve—me fundin e Gheddafit u kthye në një konflikt midis tribuve dhe milicive islamike, edhe pse ka mbetur ende një luftë interesash gjeopolitikë dhe ekonomikë.

Përfundimi nuk qe vendosja e demokracisë, por një situatë që përmblidhet në një të dhënë: Sipas OKB-së, Libia renditej në vendin e parë në Afrikë indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa tani është një shtet i falimentuar.

Lufta, në të vërtetë, është rregullim llogarish dhe ndarje e tortës midis aktorëve të jashtëm dhe dy poleve kryesore libaneze, Tripolit e Tobrukut, të cilët zotëtojnë dy kanale paralele dhe konkuruese për eksportin e naftës.

Nga këtu buron një ndër pasuritë më të rëndësishme të Afrikës: 38 përqind e naftës së kontinentit, që plotëson 11 përqind të konsumit europian. Naftë e papërpunuar e cilësisë së lartë, me kosto të ulët, e cila i tundon të gjitha kompanitë në kohë krize.

Në këto kohë, kompania që po nxjerr naftë e gaz nga Tripoli është vetëm Eni—pozicion ky i fituar nga manovrimet midis fraksioneve dhe mercenarëve, që në sy të aleateve tanë duhet të përfundojë, dhe nese është e mundur, me ndërhyrjen e ushtrisë sonë.

Edhe pse Italia ka humbur nga Libia rreth 5 miliardë euro në shitje të munguara, të tjerët mendojnë se ne jemi duke vënë mënjanë rezerva për një depozitë virtuale të floririt të zi.

Natyrisht, që nuk është kështu, por “duhet” të jetë: për këtë ambasadori Amerikan na kërkon, me paturpësi, 5 milionë ushtarë. Deklarata e John Phillis, e ëmbëlsuar me premtimin e një komande ushatarake për Italinë, nënvijëzon sa të pavlerë që jemi.

Libia është një plaçkë lufte prej 130 miliardë dollarësh, që do të thotë tre-katër herë më shumë sse tani në rast se shteti hipotetik libanez, ndoshta konfederatë e ndarë në zona influence, do të ekportonte si në kohën e Geddafit.

Janë vleresime të bazuara në prodhimin e naftës dhe rezervat e bankës qendrore dhe të fondit mbretëror libanez i cili ndodhet në Londër, ku dhe ka studiuar prej vitesh i burgosuri Seif Islam, djali i Geddafit, dikur mik i mirëpritur i Buckingham Palace, si të gjithë arabët e tjerë që zemrën e kanë tek Gjysëm Hëna dhe portofolin në banakt e Londrës.

Përvec BP-së dhe Shellit në Cirenaika—ku veç të tjerash ka dhe konsorciume franceze, amerikane, gjermane dhe kineze—anglezët duhet të mbrojnë asetet financiare të dollarëve që vijnë nga shitja e naftës.

Edhe rusët, të përjashtuar në vitin 2011, sepse kundërshtuan bombardimet, duan të thonë të tyren: dhe do ta bëjnë nëpërmjet gjeneralit egjiptian, Al Sisi, të cilit i shesin armë pa fund, së bashku me Francën. Al Sisi e konsideron Cirenaikën një provincë historike egjiptiane, njëlloj si mbreti Faruk, i cili ia kërkonte atë në vitin 1943 Çurçillit: “Nuk më rezulton kështu”, ishte përgjigjja e prerë e atëhershme e kryeministrit britanik. Por tani të tërëve u është hapur oreksi: kjo është dhe bukuria e errët e luftës në Libi.

Thesari libian, në të vetmin plan ekzistues, duhet të kthehet në treg, i shoqëruar nga një sistem sigurie rajonal, duke injoruar kështu Tunizinë dhe Algjerinë dhe duke e shndërruar Francën në rojën e vetme të Sahelit në Fezzan, Britaninë në rojën e Ciranaikës, duke mbajtur kështu nën kontroll ambiciet e Egjiptit, dhe ato të Italise mbi Tripolin. Ndërsa amërikanët do të kenë mbikqyrjen strategjik.

Libanezeëve, të ndarë e të copëzuar, të vënë nën një qeverisje të rreme “të një kombi jo të bashkuar”, nuk do t’u pëlqejë ky plan, sepse ata bën luftë me Geddafin dhe me njëri-tjetrin, pikërisht për ta ndarë mes tyre tortën energjitike dhe për të mos u dhënë asgjë të huajve e për të mos përfunduar nën tutelën e tyre.

Zënkave libaneze u bashkohen edhe komplotet e fuqive arabe dhe muslimane, të cilët janë “zjarrëfiksit zjarrëvënës” që sponsorizojnë fraksionet e tyre të preferuara: Egjipti manovron gjeneralin Khalifa Haftar, ndërsa Katari josh me shuma të mëdha dollarësh islamikët radikalë në Tripoli, Emiratet kanë blerë ndërmjetësin e më parshëm te OKB-së, Bernardino Leon, për të mbështetur Tobrukun; pa llogaritur këtu Turqinë, e cila nga Siria ka dërguar xhihadistët libanezë për të shpallur luftën e shenjtë në Sirtë.

Lufta ndaj kalifatit është vetëm një aspekt i konfliktit, madje ISIS ndërhyri pikërisht kur po ndizej lufta për naftën. Por interesat perëndimore, të maskuara me objektiva të përbashkëta, janë të kontradiktore që nga momenti kur presidenti Nicolas Sarkozy e sulmoi Geddafin pa i bërë as edhe një telefonatë

Sot e njohim prapaskenën. Në një email dërguar Hillari Klintonit, të datës 2 prill 2011, funksionari Sidney Blumenthal zbulon se Geddafi kishte ndërmend të zëvendësonte frangën franceze CFA, e cila përdoret nga 14 vende afrikane ish-koloni franceze, me një monedhë tjetër panafrikane.

Qëllimi ishte që Afrika franceze të ishte e pavarur nga Parisi: ish-kolonitë kanë 65 për qind të rezervave të depozituara në Paris. Dhe për më së shumti ishte edhe nafta e Cirenaikës.

Dhe kështu bëhemi gati për luftën: në shoqëri të miqve-konkurruntë-rivalë, pikërisht siç bënte dhe Republika e Doxhëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>