
Operatori i Shpërndarjes njoftoi të enjten se ditën e nesërme disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë.
Arsyeja, sipas OSSHE-së, lidhet me vendosjen e pajisjeve të reja të transmetimit të mesëm në kabinën elektrike “Dervish Hima 2”.
Ndërprerjet do të ndodhin gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Zonat që do të preken janë zona rreth Stadiumit “Air Albania”, si dhe zona pas Ambasadës Franceze.