Ndërprerje energjie elektrike në disa zona prej motit të keq

Nga Exit News
Ndërprerje energjie elektrike në disa zona prej motit të keq

Disa zona në Bulqizë dhe Dibër kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq.

Të dielën pasdite pati një ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut.

Si pasojë e uljes së temperaturave, shtyllat e tensionit kanë ngrirë dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Në rrugët nacionale janë thyer pemë dhe degë pemësh. Ato kanë rënë tek përcjellësit elektrik dhe sërish kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që prej pesë ditësh janë pa energji elektrike.

Po ashtu, në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>