
Mbledhja e Këshillit Politik është ndërprerë pas rreth 3 orësh. Sipas disa mediave, ka qënë kryeministri Rama, ai që kërkoi pushim të shkurtër të mbledhjes.
Që prej orës 11:00 po zhvillohej mbledhja e Këshillit Politik, ku pjesmarrës janë:
—Përfaquesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi, Gazmend Bardhi dhe Petrit Vasili.
—Përfaqësues të opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
—Përfaqësuesit e mazhorancës, Kryeministri Rama dhe Damian Gjiknuri
Tema kryesore e takimit do të jenë ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.