
Shteti i Nevadës ka ndërprerë numërimin e votave deri të enjten me 5 nëntor.
Në një postim në Twitter, Sekretarit të Shtetit të Nevadas njoftoi ndërprerjen për përditësimin e rezultateve të zgjedhjeve. Ai shtoi se deri të mërkurën ishin numëruar të gjitha votat e hedhura personalisht para e në ditën e zgjedhjeve, dhe të gjitha fletët e votimit të dërguara me postë deri të martën.
Me rreth 86% të votave të numëruara në këtë shtet, Biden kryeson mbi Trump me më pak se 1% diferencë.