Ardian Pushi, mjeku i Hematologjisë i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë mesditën e 30 qershorit.
Ai është mjeku i parë me Covid-19 që ndahet nga jeta.
Pushi ishte 58-vjeç dhe prej disa ditësh po kurohej në terapi intensive.
Mjeku punonte tek pavioni i sëmundjeve të gjakut, hematologjisë, në QSUT ku dhe u infektua.
Prof. Arjan Pushi, po ashtu, ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.