
Paolo Rosi, i njohur ndryshe si Pablito nga ndjekësit e futbollit, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.
Medit italiane njoftuan se Rosi po trajtohej në spitalin e Sienës prej disa kohësh, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes së tij.
Lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit italian e bëri të ditur bashkshortja e tij, Federica Cappelletti përmes një shënimi në rrjetin social Instagram.
Ish lojtar i ekipit të Juventusit dhe Milanit, Paoli Rosi ishte ylli i fitores së Italisë në Kupën e Botës dhe fitues i Këpucës së Artë dhe Topit të Artë në vitin 1982.