
Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquar të teatrit shqiptar ka ndërruar jetë, sot, 3 qershor, në moshën 89 -vjeçare. Ai jetonte prej vitesh në SHBA.
Mani ka qënë regjisor për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Ai ka vënë në skenë shfaqjet e famshme si “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur“, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.