Ndërtimet në Qerret janë ortakëri Frangaj-Mane

Ndërtimet brenda kompleksit turistik në bregdetin e Qerretit janë duke u kryer në ortakëri mes Aleksandër Frangajt dhe Samir Manes. Gazeta Tema ka botuar sot dokumenta që dëshmojnë këtë ortakëri.

Samir Mane është një biznesmen shumë i afërt i politikanëve të të gjitha krahëve dhe një ndër përfituesit kryesorë të koncensioneve dhe kontratave qeveritare gjatë dekadës së fundit. Ai dhe Frangaj janë gjithashtu bashkëpronarë në televizionet Klan dhe ABC News.

Një muaj më parë, Samir Mane ka përfituar një leje për ndërtim 13-katësh në hyrje të parkut të liqenit përballë Fakultetit Ekonomik edhe pse Kryebashkiaku Veliaj kishte deklaruar moratorium t ndërtimeve në Bashkinë Tiranë.

Samir Mane është një ndër organizatorët dhe financuesit e vizitës së Kryeministrit Rama në Hong Kong,me rastin e hapjes së ekspozitës me skica të Kryeministrit në këtë qytet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>