Ndihmës Sekretarja e Shtetit amerikan për Arsimin dhe Kulturën Marie Royce do të vizitojë Tiranë, nga data 14 deri në 17 tetor.
Departamenti i Shtetit njoftoi për median se:
Ndihmës Sekretarja Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqiptar në fushat e arsimit dhe kulturës.
Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Ruajtjen Kulturore.
Ajo do të ndajë edhe çmimin për 80 vjetorin e Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP).
“Jam e lumtur që përfaqësoj departamentin amerikan të shtetit për Arsimin dhe Kulturën në takimet me zyrtarët e qeverisë shqiptare, për të diskutuar forcimin e lidhjeve përmes edukimit dhe kulturës”, shkroi ajo në një postim në Twitter, kur mbërriti në Tiranë.