Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: 4 muaj para zgjedhjeve, nuk mund të ulen taksat ose rriten pensionet

Nga Exit News
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: 4 muaj para zgjedhjeve, nuk mund të ulen taksat ose rriten pensionet

Këshilli Politik ka përfunduar draftin e Kodit të ri Zgjedhor. Disa nga ndryshimet kryesore të Kodit janë:

 – Katër muaj para zgjedhjeve, qeveria nuk merr dot vendime  favorizuese për ulje taksash, rritje pensionesh apo pagash.

 – Katër muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ-së. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dh transmetimi në media është i ndaluar

 – KQZ-ja do të refuzojë listat e partive nëse nuk kanë në përbërje 30 përqind femra.

 – Periudha kur mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme ose vendore është nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

 – Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

 – Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri në 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>