Ndryshon kryetari i PSD-së pas thirrjes së ambasadores amerikane Kim

Nga Exit News
Ndryshon kryetari i PSD-së pas thirrjes së ambasadores amerikane Kim

Sipas dokumentave të publikuara nga Ballkanweb, Kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD) është Engjëll Bejtja dhe jo Tom Doshi.

PSD ka dorëzuar më 12 shkurt kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 prillit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me firmën e zotit Bejtja. Ndërsa, më 9 shkurt PSD ka dorëzuar të njëjtën kërkesë me firmën e Tom Doshit si kryetar partie.

Ndryshimi i kryetarit të PSD, ndoshta ka ardhur pas kërkesës së Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për mos lejim të kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja në një postim në rrjetet sociale në 8 shkurt i kërkoi KQZ të mos lejojë kandidimin e personave të shpallur non grata nga Amerika. Postimin e saj ajo e shoqëroi me vendimin e Departamentit të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit Doshi.

Engjëll Bejtja u emërua kryetar i PSD-së në 6 qershor 2019, pas largimit të Skender Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>