Në 23 qershor rinis transporti publik në Korçë dhe Shkodër

Nga Exit News
Në 23 qershor rinis transporti publik në Korçë dhe Shkodër

Shoqatat e transportit në Shkodër dhe Korçë kanë njoftuar nisjen e punës të transportit publik në 23 qershor.

Shoqata e Transportit Interurban në Shkodër njoftoi se do të nisë punën në orën 6 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 5 të pasdites.

Në të dy qytetet, shoqatat kanë premtuar nisjen e punës duke zbatuar protokollet e sigurisë të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.

Të martën, 22 qershor, ministrja Manastirliu njoftoi heqjen e kufizimeve për transportin publik pa sqaruar saktë se çdo të thotë kjo apo se në çfarë date mund të rifillojë transporti.

Ajo tha se do të ketë disa masa që duhen zbatuar, si mbajtja e detyrueshme e maskave.

Shoqëritë e transportit, veçanërisht në Tiranë, kanë protestuar dhe nuk pranojnë rifillimin e punës nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>