Në dy ditë, tre raste trafiku ndërkombëtar droge nga Shqipëria

Në dy ditë, tre raste trafiku ndërkombëtar droge nga Shqipëria

Policia njoftoi sot kapjen në Kapshticë të më tepër se një toni kanabis që po trafikohej drejt Greqisë. Policia arrestoi katër persona si të dyshuar.

Po sot, policia greke kapi në Kostur, pranë kufirin me Shqipërinë, 81 kilogramë kanabis dhe arrestoi dy shtetas grekë dhe një shqiptar si të dyshuar. Droga ishte trafikur nga Shqipëria.

Dje, policia shqiptare kapi 15 kilogramë kanabis në portin e Durrësit. Policia arrestoi dy persona nga Kosova dhe një nga Serbia, si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Shqipëria mbetet një qendër tranziti për drogat në Evropë, si dhe vend origjine për kanabisin. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë publikuar dy raste, kur droga është kapur në kufirin detar dhe tokësor dhe një rast kur trafikantët kanë arritur ta kalojnë drogën përtej kufirit shqiptar.

Këto raste shfaqin edhe kombësitë e ndryshme të të arrestuarve si të dyshuar. Ato konfirmojnë se Shqipëria mbetet qendër për trafikun e drogave nga grupe kriminale ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, gazeta britanike The Independent e quajti Shqipërinë “Kolumbia e Evropës”. Ndërsa një dokumentar spanjoll i transmetuar në Itali, para disa ditësh trajtonte pikërisht trafikimin e lëndëve narkotive përmes Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>