
Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 3,776 raste të reja të të infektuarve me koronavirus ditën e mërkurë, duke e çuar totalin në 225,043. Numri i të infektuarve të rinj ka qënë mbi 3,000 për tre ditë rradhazi në Francë.
Në Spanjë u raportuan 3,715 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo shifër shënon një rekord të ri ditor, që nga koha kur vendi hoqi rregullat kufizuese në fund të qershorit.
Në Itali janë regjistruar 642 raste të reja ditën e mërkurë, rekord i ri që nga muaji maj kur vendi doli nga ndalim-qarkullimi më i gjatë në botë, pas më shumë se 30,000 viktimash të shkaktuara nga Covid–19.