
Në kampin Al Holi në Siri ndodhen edhe 30 shqiptarë të tjerë. Kreu i antiterrorit Gledis Nano në një ontervistë për median pas riatdhesim të 19 shqiptarëve të dielën, u shpreh se personat e mbetur në kamp nuk janë bashkëpunues e i fshihen punonjësve.
“Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Haël. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkëpunuan, i fshihen punonjësve për rikthimin e tyre”, u shpreh Nano.
Ai sqaroi se personat që kanë shkuar për të luftuar janë larguar nga kampi dhe fshihen në terren, ndërsa një pjesë ka humbur jetën në luftë.