Në karantinë, koha perfekte për të gatuar vetë bukën

Nga JaMystic
Në karantinë, koha perfekte për të gatuar vetë bukën

JaMystic do t’ju prozojë sot recetën kryesore të kuzhinës: si të bëni bukën vetë.

Pak mitologji
Demetra në mitologjinë greke është Perëndia e tokës dhe e korrjes. Është ajo që sipas mitologjisë u mësoi njerëzve bujqësinë.
Ajo shpesh shfaqet pranë të bijës Persefonit (Core në latinisht), e cila sipas mitologjisë është përgjegjëse për lulëzimin e natyrës. Kur Perëndia e errësirës (Hades) e rrëmbeu vajzën e Demetrës kjo e fundit u nis në kërkim të saj dhe tokat ngelën shterpë.

Pas ndërhyrjes se Zeusit, Hades ra dakort që Persefoni, perëndia e lulëzimit, të kalonte më shumë kohë në tokë dhe vetëm 4 muaj nën dhé, e cila përkon me ardhjen e dimrit.
Për nder të këtyre perëndive shumë vende festojnë festën e grurit dhe të bukës, që bëhet në gusht dhe përkon me të korrat. Në disa vende (Francë) tre heronj nisen në një rrugëtim për të gjetur elementët e jetës: zjarrin, ujin, ajrin dhe tokën, elemente këto që përkojnë me prodhimin e bukës.
Edhe ne të pajisur me këto elementë ju propozojmë recetën e bërjes së bukës.

Për këtë recetë na nevojiten:

  • 100g krunde,
  • 450g miell fshati (nqs keni miell integral, nuk nevojiten krundet),
  • 59 g miell misri,
  • 1 luge e vogël kafeje maja pluhur,
  • 450- 500ml ujë i vakur,
  • 2 lugë kafeje kripë e trashë,
  • Një enë e lartë që futët në furrë.

Në një enë qelqi përzjejmë llojet e miellit dhe kripën dhe në ujin e vakur tresim majanë.
E hedhim ujin në miellin e trazuar dhe me spatul ( jo me dorë) druri e përziejmë masën deri sa të lidhen elementët.
E lëmë këtë brumë të vijë për 8 orë duke e mbuluar enën me film plastik.
Pas kësaj kohe spërkasim vendin me miell dhe me anën e spatulës derdhim brumin. E spërkasim me miell mbi të dhe me anën e gishtave ( që i lyejmë me miell) tërheqim brumin disa herë duke i dhënë një formë topi.
E vendosim në një letër pjekjeje dhe e lëmë aty 1 orë.
Ngrohim furrën në 250 g bashkë me enën ku do pjekim bukën.
Kur ena të jetë e nxehtë me anë të letrës së pjekjes e transferojmë brumin në tenxhere dhe e fusim në furrë për 40 min 250g.

Jamystic këshillon: Ka shumë receta për bukë, por pasi kam testuar shumë kjo është ajo që jep rezultatet më të mira.
Sygjeroj që para se të shkoni të lani dhëmbët, kujtohuni të zini edhe bukën dhe kështu 8 orarshi do të respektohet ndërsa ju flini.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>