
Në Kosovë janë konfirmuar dy persona të infektuar me variantin Delta të COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e cila njofton se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi.
Izolimi i tyre ka përfunduar dhe janë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Sakaq në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Aktualisht në Kosovë janë 170 raste aktive me COVID-19.