Në Kosovë nxënësit kthehen fizikisht në shkollë në 1 shtator

Nga Exit News
Në Kosovë nxënësit kthehen fizikisht në shkollë në 1 shtator

Në Kosovë nxënësit do të kthehen fizikisht në shkollë në 1 shtator. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës për Radio Evropa e Lirë të mërkurën.

Ndërkohë, edhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) kanë shorehur gatishmërinë e mësimdhënësve për të dhënë mësim në shkolla.

Mendohet se janë rreth 300 mijë nxënës të shkollave fillore e të mesme që do t’i drejtohen bankave këtë vit.

Kreu i MASHTI-it, Arbërije Nagavci më herët ishte shprehur se kishin filluar përgatitje për të rikthyer mësimin në shkolla, por me rritjen e rasteve për shkak të përhapjes së variantit Delta nuk përjashtohet që vendimi të ndryshojë për t’iu përshtatur situatës.

Në fakt. nga 2110 persona të infektuar me Covid-19 aktualisht në Kosovë, rreth 194 prej tyre u përkasin moshave midis 10-19 vjeç.

Eventualisht, do t’i takojë  Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të analizojnë situatën dhe të vlerësojnë nëse masa e pranisë fizike në shkolla do të ndryshojë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>