Në mes të trajtimit në spital, Trump del për të bërë xhiro me makinë

Nga Exit News
Në mes të trajtimit në spital, Trump del për të bërë xhiro me makinë

Teksa ende vazhdon të kurohet në spital pas infektimit me Covid, presidenti amerikan Trump ka bërë një xhiro me makinë për të përshëndetur mbështetësit e tij jashtë spitalit ushtarak ku po trajtohet.

Udhëtimi i shkurtër, ku Trump përshëndeti me dorë mbështetësve të tij përmes dritares së makinës ishte një përpjekje për të treguar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Por media amerikane ka komentuar se veprimi i Trumpit tregon se ai është i gatshëm të vërë në rrezik jetën e stafit të tij, të cilët mund të infektohen për të plotësuar kërkesat e presidentit. Po ashtu, media shkroi se se Trump ende nuk e ka kuptuar seriozitetin e një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse.

Një ditë më parë, mjekët e qendrës ushtarake Ëalter Reed thanë se gjendja shëndetësore është përmirësuar orët e fundit.

Mjekët raportuar se nivelet e oksigjenit të presidentit kishin rënë dy herë ditët e fundit, për periudha të shkrutra kohore dhe se ai po trajtohet me ilaçet e nevojshme.

Megjithatë mjekë të ndryshëm janë shprehur se nisur nga ilaçet me të cilat mjekët kanë thënë se po kurojnë Trumpin, gjendja e tij duhet të jetë më shqetësuese nga sa po raportohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>