Në oqeanin Atlantik përllogariten rreth 200 milion ton plastikë

Nga Exit News
Në oqeanin Atlantik përllogariten rreth 200 milion ton plastikë

Mbi 10 herë më shumë plastikë nga sa ishte vlerësuar më parë, është gjetur në oqeanin Atlantik.

Matje të reja në 200 metrat e para të thellësisë në Atlantik gjetën mes 12 dhe 21 milion ton grimca mikroskopike të tre llojeve më të zakonshme të plastikës, ne 5% të oqeanit.

Këto shifra tregojnë një përqëndrim prej rreth 200 milion tonësh të plastikave të zakonshme në të gjithë Atlantikun.

Vlerësimet e mëparshme, të bazuara mbi llogari të sasisë së keqmenaxhuar të plastikës në nivel lokal, parashikonin rreth 17 deri në 47 milion ton plastike të lëshuar në Atlantik në total në 65 vjet, nga viti 1950 deri në 2015-ën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>