Një burrë në SHBA u arrestua për dërgimin e kërcënimeve të përsëritura ndaj Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, njoftojnë mediat amerikane.
Duke këshilluar dy administrata për pandeminë e COVID-19, Fauci është bërë objektiv i teoricienëve të komplotit.
Connally akuzohet për dërgimin e një sërë fyerjesh në emailin e Faucit dhe Francis Collins, drejtor i Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH). Ne emaile përmenden edhe miliarderët Bill Gates dhe George Soros.
Disa nga postat elektronike të dërguara përmes një shërbimi të koduar me bazë në Zvicër përmbanin kërcënime me vdekje. Emaili i fundit u dërgua më 21 korrik.
Emaili i parë kërcënues është dërguar në dhjetor 2020 me titullin “Shpresoj të merrni një plumb në kokën tuaj të kompromentuar satanike”.
Connally akuzohet se ka shkruar në një tjetër: “Ju dhe e gjithë familja juaj do të tërhiqeni në rrugë, do t’ju rrahin për vdekje dhe do t’ju marrin flakë”.