Në shkelje të marrëveshjes për Covid-19, Serbia bllokon kamionët me mallra nga Kosova

Nga Exit News
Në shkelje të marrëveshjes për Covid-19, Serbia bllokon kamionët me mallra nga Kosova

Serbia ka bllokuar në doganë kamionët që transportojnë mallra nga dhe drejt Kosovës, në shkelje të marrëveshjes për rrugë të hapura mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Kosovës për Infrastrukturë Lumir Abdixhiku njoftoi lajmin, duke e quajtur bllokimin e kamionëve në këtë kohë “çnjerëzor”:

“Kamionët e Kosovës janë ndaluar në Serbi. Po presim të kuptojmë arsyen, pasi ata janë bllokuar nga ora 13:00 e ditës së martë. Ky është veprim çnjerëzor dhe shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbra gjatë luftës kundër COVID-19, marrëveshje për të cilën kanë rënë dakord të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Këtë veprim e komentoi dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, sipas të cilit  “qarkullimi i mallrave në rajon, sidomos në kohën e pandemisë, duhet të funksionojë në bazë të rregullave dhe praktikave, tashmë të miratuara nga CEFTA, të njohura si ‘green lanes’, apo korridore të lira, që mundësojnë mbërritjen e mallrave në destinacion në një kohë optimal. Rukiqi tha se bllokimi i kamionëve nga Serbia është shkelje e këtyre rregullave.

Më 1 prill, Kosova hoqi tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor 2018, dhe filloi të zbatojë masa të reciprocitetit derisa Serbia të largojë pengesat e saj tregtare për mallrat kosovarë dhe të ndalojë fushatën e saj të lobimit kundër njohjeve të pavarësisësë Kosovës. Serbia do që masat e reciprocitetit gjithashtu të hiqen, por arsyeja për bllokimin e fundit të kalimit për kamionët e Kosovës nuk është e qartë.

Serbia dhe Kosova ishin vendet e fundit të Ballkanit Perëndimor që miratuan propozimin e fundit nga Sekretariati i CEFTA-s për krijimin e korridoreve të gjelbra në rajon. Këto propozime kanë për qëllim mbajtjen e rrugëve të hapur për transportin e mallrave gjatë epidemisë së koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>