“Qeverisja e asaj kohe ishte një qeverisje qesharake, duke na qeverisur me njerëz që ne nuk e meritonim të qeveriseshim nga ta. Në 8 dhjetor ka filluar spontanisht, nga shkëputja e energjisë”. Kështu e nis tregimin e tij, Neki Dervishi, ish-student i dhjetorit, për ngjarjet e 8 dhjetorit 1990, në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, të martën, me rastin e 30-vjetorit të Levizjes Studentore.
Më tej, ai i kujtoi ngjarjet e asaj dite kështu:
Dhe ka pasur zëra mes godinave, duam drita duam uji. Një nga shokët na tha plasi në Kuçovë. Më pas zbritën me shokët nga godina dhe u mblodhëm me shokët e godinës së ekonomikut dhe më pas shkuam tek godina 7, godina e vajzave të shkencave.
Më pas na u bashkuan edhe student nga godina të tjera dhe më pas ecëm drejt rrugës së Elbasanit. Më pas u shpërndamë nga policia nëpër lagje dhe nëpër godina.
Të gjithë ne menduam se pas protestës çdo gjë do të shkonte vaj. Ne atëherë dhamë shpirtin pa interes, dhe sot ne shikojmë se shumë pak nga ato aspirate janë realizuar. Ne mendonim se çdo gjë do të bëhej shumë lehtë. Ndoshta 30 vjet janë pak për një komb por janë shumë për një brez.
Këtu ka humbur shpirti i asaj proteste, të gjtihë krahët politikë kanë filluar ta përdorin sa herë kanë nteresa politike, por asnjëherë nuk ju përgjigjen interesave të asaj lëvizje.
Ne kemi ngelur aty ku e filluam. Sot ka fasadë demokrtaike, thuhet se ka liri por nëse gërrmon është e pamundur. Sot edhe liritë mungojnë. Për një fjalë goje mund të largohesh nga puna. As lirinë nuk e shoh të plotë.
U largova nga Shqipëria sepse nuk pashë asgjë të realizuar nga dëshirat e viti 1990. Shpresonin që liria e treguar do të na sillte begati por kjo nuk ndodhi.
Pasi emigrova në Greqi. Kur mendova se gjërat mund të ecnin edhe në Shqipëri, u ktheva. Pas 5 viteve të një aktiviteti privat dështova. Kam punuar edhe në adminsitratë, sic është në shqipëri fillon sot dhe nuk e di se ku do të përfundosh. Dhe më pas, pas 10 viteve e gjeta veten prapë të paunë në vitin 2019.
Endrrat e dhjetorit i shoh ende edhe sot të parealizuara.
Ende dhe sot ndjenjë borxh ndaj fëmijëve të mi, që nuk arrita ti krijoja në atdheun e tyre, një shtet më të drejtë, më të lirë, me demokraci të vërtet me kapitalizëm real, ku ata të ndjehen mirë dhe të prosperojnë për veten e tyre dhe familjen e tyre. Dhe sot e ndjejë më emergjente se kurrë shprehjen ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.
Sa herë që mundohem të hedhim një hap drejt Evropës, aq më larg na duket ajo, kjo tregon se jemi shumë larg kulturalisht me Evropën. Na duhen një ndryshim kulture, ligji.
Më duket sikur, protesta ka ndodhur dje por nga lodhja na duket sikur ka ndodhur para 500 vjetëve.