
Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjykatë 20 të pandehur, doganierë dhe zyrtarë të Drejtorisë të Shërbimit Rrugor Tiranë, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre dhe përfishje në skemë korruptive.
Ata dyshohen se kishin organizuar një skemë për zhdoganimin e automjeteve më një vlerë më të ulët se sa vlera reale, duke iu shmangur kështu pagesës së një pjesë të taksave.
Përmes kësaj skeme, ata dyshohen se kanë shmangur pagesën e rreth 100 milionë lekëvë ndaj shtetit.
Si funksiononte skema?
Përmes një agjencia doganore, ‘Laura One’ shpk, disa prej të arrestuarve gjenin qytetarë të cilët kishin automjete për të zhdoganuar të dhe merrnin prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor.
Më pas, në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, vlera e makinës ulej duke përdorur dokumente fallco.
Më pas, duke qenë se punonjësit kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganoreprodhonin deklaratë doganore (me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë) duke j’a bashkëlidhur dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve.
Kështu, 20 të akuzuarit merrnin para nga qytetarët për vlerën e plotë të makinës, më pas ulnin fiktivisht vlerën e saj dhe paguanin më pak taksa, duke marrë një pjesë të parave për vetë.
Zyrtarët e akuzuar janë:
- Qani Kacmoli
- Erdi Çena
- Xhuljano Sorra
- Glodian Sulaj
- Xhevdet Mali
- Keni Braçe
- Xhani Rama
- Edmond Jupe
- Altin Maleqka
- Indrit Tafalla
- Elison Shehaj
- Agjencia Doganore “Laura One”
- Neritan Bablusha
- Endrit Pllumbi
- Andi Lara
- Ilirjan Çelçima
- Arben Qëndro
- Sokol Mehmeti
- Merita Zonja
- Mereme Dervishi