Nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë italiane për hekurudhën Tiranë-Durrës

Nga Exit News
Nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë italiane për hekurudhën Tiranë-Durrës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nënshkroi të mërkurën marrëveshjen me kompaninë italiane INC S.P.A për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës.

Në një dalje për mediat, Balluku tha se do ndërtohet dhe një hekurudhë tjetër, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit. Kjo hekurudhë do të jetë 5,7 kilometër.

Ajo tha se kjo do të ndikojë ndjeshëm në lëvizjen e qytetarëve nga Tirana në Durrësi dhe drejt aeroportit të Rinasit. Balluku tha se do të hapen vende të reja pune, ku punësohen 2200 qytetarë.

Për këtë projekt Bashkimi Europian ka dhënë një fond prej 36,65 milionë euro.

Kompania INC S.P.A fitoi tenderin ndërkombëtar për rehabilitim e hekurudhës në tetor të 2020. Në dhjetor të 2020 Artan Shkreli njoftoi se punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës do të nisin në janar.

“Synimi është  që koha e udhëtimit të jetë 19 minuta”, pohoi Shkreli gjatë konferencës së fundvitit.Ai tha se me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>