Nëse TikTok nuk blihet nga një kompani amerikane, do të largohet nga tregu amerikan

Nga Exit News
Nëse TikTok nuk blihet nga një kompani amerikane, do të largohet nga tregu amerikan

Nëse aplikacioni TikTok nuk shitet tek një firmë amerikane deri në 15 shtator, atëherë ai do të dalë jashtë përdorimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paralajmërimin e ka bërë Presidenti Trump, mbrëmjen e së hënës.

“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose një kompani tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, deklaroi Trump para gazetarëve.

Kompania Microsoft është në negociata me kompaninë kineze që zotëron TikTok-un dhe kërkon të blejë operacionet e aplikacionit kinez në territorin amerikan.

Pas një bisede me presidentin Trump, Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka theksuar se  “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

TikToku është në pronësi të startupit ByteDance, me bazë në Pekin. Ata janë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme se përbëjnë rrezik për sigurinë amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës. Amerika pretendon se kompania mund të detyrohet të “mbështesë dhe bashkëpunojë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.

Më herët njoftimin për ndalimin e Tik Tok e ka dhënë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili deklaroi  për Fox Neës se shteti amerikan ‘po e merr shumë seriozisht këtë çështje’ pasi vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>