Nesër dita e parë e shkollës, kush janë rrugët që mund të bllokohen nga trafiku

Nesër dita e parë e shkollës, kush janë rrugët që mund të bllokohen nga trafiku

E hëna nis vitin shkollor për ciklin e ulët, atë 9-vjeçar dhe të mesëm. Në Tiranë emocionet e nxënësve do të varen shumë nga stresi prindërve të tyre në përballjen me trafikun teksa do t’i shoqërojnë ata në shkollë.

Policia rrugore dhe policia bashkiake janë zotuar se do të marrin masa për të shmangur rëndimin e trafikut, por çdo vit situata ka qenë e pamenaxhueshme.

Masat e vetme që ata mund të marrin janë: vendosja e më shumë policëve nëpër kryqëzime; ndalimi për disa orë i hyrjes në kryeqytet të automjeteve të rënda furnitore të bizneseve.

Përveç përqendrimit të lëvizjeve në disa orare (7:30/9:30; 12:45/14:45; 16:30/18:30) shkaku kryesor i rëndimit të trafikut në Tiranë kanë qenë vazhdimisht punimet në disa rrugë dhe lëvizja e kamionëve të firmave që ndërtojnë pallate.

Këshillat që japin autoritetet mbeten të njëjta: shmang përdorimin e makinës për lëvizje në distanca të shkurtra.

Por kush janë rrugët që rëndohen nga trafiku?

  • Rruga e Dibrës dhe Kongresi Manastirit, prej së cilave shkohet në shkollat: Ramazan Jarani, Bajram Curri, Eqerem Çabej, Skënder Çaçi, Misto Mame, Siri Kodra dhe Partizani.
  • Rruga e Barrikadave, prej së cilës shkohet në shkollat: Lidhja e Prizerenit, Sami Frashëri.
  • Rruga Qemal Stafa, prej së cilës shkohet në shkollat: Fan Noli, Udha e Shkronjave, Shkolla e Kuqe.
  • Rruga e Kavajës dhe Myslym Shyri, prej së cilave shkohet në shkollat: Pjetër Budi, Faik Konica, Arben Broci, Protagonistët, Konferenca e Pezës, Çelësi Magjik, Kostandin Kristoforidhi.
  • Bulevardi Zhan’Dark dhe Bajram Curri, prej së cilëve shkohet në shkollat: Kushtrimi i Lirisë, Ali Demi, 1 Maji, Ismail Qemali, Shkolla Baletit.
  • Rruga Elbasanit, prej së cilës shkohet në shkollat: Kosova, Liceu Artistik Jordan Misja, Osman Myderizi.
  • Sheshi Willson, prej së cilit kalohet për të shkuar në shkollat: Petro Nini Luarasi, Dëshmorët e Lirisë, Drita e Dijes, Emin Duraku, Edith Durham.
  • Rruga Muhamet Gjollesha dhe kryqëzimet me Unazën, 21 Dhjetorin dhe Zogun e Zi, prej së cilave shkohet në shkollat: Vasil Shanto, Sabaudin Gabrani, apo Qemal Stafa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>