Kryeministri i izraelit, Benjanim Netanyahu ka kritikuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila urdhëroi nisjen e hetimit për krimet në Palestinë në territoret e zaptuara nga Izraeli.
Netannyahu e konsideroi këtë vendim “antisemitizëm i pastër”.
“Si kryeministër i Izraelit, unë mund t’ju siguroj këtë: me të gjitha forcat tona ne do të luftojmë këtë shtrembërim të drejtësisë”, deklaroi ai.
Të premten GJNP deklaroi juridiksion për situatën në territoret në palestineze të zaptuara nga Izraeli.
“Gjyqtarët kanë vendosur, me shumicë, që juridiksioni territorial i Gjykatës shtrihet në territoret e okupuara nga Izraeli që nga 1967, përkatësisht Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin lindor”, shkruhet në vendim.
Kryeministri i autoritetit palestinez, Mohammed Shtayyehm e qujati vendimin e GJNP “një fitore për drejtësinë dhe njerëzimin”.
Por, Netanyahu e kundërshtoi atë duke thënë se “Gjykata, e themeluar për të parandaluar mizoritë si Holokausti kundër popullit Hebre, tani po shënjestron shtetin e popullit hebre”.