Qyteti i New York-ut do të hape sërisht shërbimin metro 24-orësh, në 17 maj, njoftoi të hënën guvernatori i shtetit Andrew Cuomo. Gjithashtu, pritet edhe hapja e të gjitha bizneseve plotësisht.
Bizneset si restorantet, zyrat, dyqanet me pakicë, teatrot, muzeumet, floktoret, parqet dhe palestart në New York City, New Jersey dhe Connecticut do të funksionojnë me kapacitet të plotë, thanë zyrtarët, sipas Axios.
Bizneset në Nju Jork duhet të zbatojnë udhëzimet e Qendrës amerikane të Shëndetit, nëse nuk vaksinojnë plotësisht punonjësit, tha Cuomo në një konferencë shtypi.
“Jeta duhet të kthehet në normalitet. Ju jeni vaksinuar. Dhe është një nxitje për t’u vaksinuar”, shtoi ai.
Infektimet nga COVID-19 po ulen në New York City dhe në të gjithë shtetin e New York-ut, dhe tani duhet të mendohet për ringritjen e ekonomisë, duke i kthyer njerëzit përsëri në punë”, tha Cuomo në një deklaratë per median.