
Nesër do të lehtësohen disa masa anti-COVID, sipas planit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Nga 1 korriku ora policore do të shtyhet me një orë në orarin 00:00 – 06:00.
Ndërkohë orari për lejimin e muzikës nuk ndryshon.
Nga nesër do të lejohet zhvillimi i kampionateve sportive me prezencë të tifozëve deri në 30% të kapaciteteve.
Do të lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove shfaqeve artistike dhe kulturore dhe konferencave me kapacitet 30% të spektatorëve dhe pjesëmarrësve.