Qendra Kombëtare e Biznesit do të nisë të funksionojë nga data 1 Prill. Ky institucion, do të ofrojë të gjitha shërbimet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Liçensimit, në një ndërtesë të vetme.
Bashkimi i këtyre dy qendrave pritet të reduktojë kohën e veprimeve dhe të ofrojë një shërbim më të mirë për biznesin. Gjithsesi, dokumentet e lëshuara nga QKR dhe QKL deri në datën 1 Prill, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe më tej.