Nga 140 testime, 40 raste pozitive me COVID-19 në Prishtinë

Nga Exit News
Nga 140 testime, 40 raste pozitive me COVID-19 në Prishtinë

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi të premten se nga 140 testime të kryera, 40 raste kanë rezultuar pozitive në Prishtinë.

Ai shkroi në Facebook se të premten ka provuar testin antigjen të shpejtë për Covid-19.

“Sot e provova vet testin antigjen të shpejtë covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për t’u administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive”, ka shkruar Ahmeti.

Komuna e Prishtinës është e vetmja në Kosovë që ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët, ka shkruar Ahmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>