Nga 15 janari nis aplikimi i fermerëve për naftën pa akcizë

Nga Exit News
Nga 15 janari nis aplikimi i fermerëve për naftën pa akcizë

Nga e premtja, 15 janar, do të hapen aplikimet për të gjithë fermerët për të përfituar naftën pa akcizë.

Zëvendëkryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje fermerëve që plotësojnë dokumentet dhe të aplikojnë.

Në një postim në Facebook, Braçe udhëzoi veçanërisht fermërët e Divjakës dhe Lushnjës, zonës së tij zgjedhore, që të shkojnë pranë njësive administrative:

“Për bashkinë Divjakë e Lushnje,

Për tu ndihmuar, shkoni pranë njësive administrative, ku një nëpunës u ndihmon të aplikoni online!”

Në 1 dhjetor 2020, qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit nga nafta për fermerët me numër identifikimi ekonomik (NIPT).

Në mënyrë të vazhdueshme, Braçe i ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrohen dhe të pajisen me NIPT si e vetmja mënyrë për të përfituar nga ky lehtësim.

Dokumentet që duhet për të aplikuar janë:

  1. NIPT I FERMERIT AKTIV për fermerët individual;
  2. NIPT/NUIS AKTIV për personat fizik e juridik me aktivitet bujqësor;
  3. Toke Bujqësore në pronësi ose në përdorim me dokumentat përkatëse;
  4. Madhësia totale e fermës mbi 0.4 hektar dhe parcelë më të madhe se 0.1 hektar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>