
Nga 20 janari, të gjithë qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Serbisë vetëm me kartë identiteti.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Jashtme njoftoi se ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë e Serbisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve vetëm me ID.
Në nëntor 2020, kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç nënshkruan marrëveshjen dy palëshe.
Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.