Nga e mërkura, 30 shtator, do të nisë vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve me vaksinën kundra gripit stinor.
Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste për gazetaren Eni Vasili.
“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend,” u shpreh ministja.
Mjekët dhe infermierët janë grupi i parë i atyre që do të vaksinohen me vaksinën anti-grip. Më herët ministrja ka njoftuar se do të vaksinohen dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike, mësuesit, edukatorët, moshat e treta, dhe fëmijët 2-5 vjeç.