Gjithë ngjyrat dhe shijet e stines gjenden në këtë recetë.
Pas një darke të rëndë kjo është përdhelja ideale e shijes: Sallatë me frutat e stinës.
Për 4 persona nevojiten:
- 2 banane;
- 5 pjeshkë të pjekura;
- 20 kokrra qershi;
- ¼ pjeper;
- 4 portokalle;
- 3 luge gjelle sheqer pluhur;
- 3 degë mente.
Qërojmë bananet nga cipa dhe i presim në copa, pjeshket i zhveshim nga lëkura dhe i presim në copa.
Në një enë qelqi hedhim bananet,pjeshket qershite pa berthamē dhe copat e pjeprit dhe i mbulojmë ato me lëngun e 4 pportokalleve.
Tresim sheqerin në të dhe grijmë menten dhe e lëmë për disa orë në frigorifer që shijet të shkrihen me njëra tjerën.
Jamystic ju këshillon: Kur t’a shërbeni hidhini gjethe te freskëta menteje për dekor.
Miqtë e mi kanë ngelur gjithnjë të kenaqur me të. Shpresoj edhe ju.