Noterët do t’i nënshtrohen një trajnimi përpara se të pajisen me licensë. Ndryshimet e reja të ligjit ‘Për Noterinë’, parashikojne ngritjen e një qendre të trajnimi për noterët.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj inaguroi të enjten ngritjen e kësaj qendre. Në fjalën e saj, ajo pohoi se kjo qendër do të garantojë profesionalizmin e notërëve të ardhshëm.
“Për herë të parë në historinë e Noterisë Shqiptare kemi një Qendër Trajnimi tërësisht profesionale, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm për të garantuar jo vetëm rekrutimin e kandidatëve të kualifikuar për këtë profesion, por edhe për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të të gjithë lëmit të noterëve dhe zëvendës noterëve me qëllimin e vetëm, ofrimin e një shërbimi cilësor, transparent për qytetarët”
Gjonaj deklaroi se ligji i ri do të garantojë shërbime më cilësore, më transparente dhe më afër qytetarit.