Ngrihet salla e re monitorimit të sistemeve të sigurisë në portin e Durrësit

Nga Exit News
Ngrihet salla e re monitorimit të sistemeve të sigurisë në portin e Durrësit

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku vizitoi të hënën sallën e rë të Monitorimit dhe Komandimi të Sistemeve të Sigurisë në portin e Durrësit.

Qendra do të shërbejë për mbikëqyrjen e hapësirave portuale, regjimin e hyrje-daljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Pirro Vëngu, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, tha se po punohet për plotësimin e salle me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe se shpejti do të lidhet kontrata e bashkëpunimit me policinë dhe doganën.

“Është një sallë e cila integron të gjitha sistemet e sigurisë që disponojmë aktualisht dhe që janë ndërtuar ndër vite.

Deri më sot nuk kishim një pamje të qartë të fluksit të operatorëve portual, të pasagjerëve dhe të gjithë njerëzve që vijnë dhe punojnë dhe operojnë çdo ditë në port”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>