
Rruga e Qafë-Plloçës dhe ajo e Qafë-Thanës janë të ngrira për shkak të reshjeve të dëborës dhe qarkullimi duhet bërë me kujdes.
Lajmin e dha mbrëmjen e së shtunës ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ajo tha se 1200 punonjës janë në gadishmëri për të mirëmabjtur rrugët.
Balluku tha se situata në veri të vendit është më e mirë:
“Në veri situata ka qenë më e mirë, pasi kemi parë Razmën, Koplikun që i kemi nën kontroll, nuk ka pasur reshje të reja, kontaktorët janë në gatishmëri.
Vazhdojmë punën në zonën e Thetit, edhe pse nuk është një aks nacional, por i përket bashkive, por e kuptojnë këtë, së bashku me ushtrinë po bëjmë të mundur hapjen e rrugës.”
Ajo i bëri apel drejtuesve të makinave të jenë të kujdesshëm.